Çaste poetike me poeten;-Nasia XHEMALAJ

Det.!
———————–
I mblodhe në valët e tua të ngrohta ,
të gjithë pushuesit,
është muaji që të falin gjallëri ,
Ti u fal pak qetësi ,pak shpëlodhje,
pak relaks në pirgun e mundimit,
e lodhjes,
pak jod si adrenalin.
Ti shpirtin të gjërë e ke
dhe pse je mister i gjallë,
kur ngre zemërimin tënd,
gjer në re,
brigjet e shkëmbinjtë frikohen ,
dridhet një pulbardhë.
Po zemërimin tonë a se sheh?
I fshehtë brenda eshtrave tona ,
I butë si sfungari i ujrave të tua ,
fshehur brenda heshtjes
dhe frikës.
tehut të fjalës dhe gjuhës.
Por brenda shpirtit kemi një det,
det me dashuri ,
e det njëmijë e njëherë më të lartë në dallgë,
dallgë të ngritura nga urrejtja e zemërimi,
dallgë që vrasin,
që helmojnë.
Zot na mbaj zemërimin!
Në këtë pikë paksa ngjasojmë.
Dallgë me gjuhë ,
e gjuhë me dallgë…