Çaste poetike me poeten;-Zize Liza PEPSHI

Çlidhje ka pse jam n‘kurbet
——————————–
“Ndoshta mirë nuk shkruaj shqip”
Por shqip emrin nënë e thërras
S’jam fajtor pse këtu kam lind
Dardani ty n’zemër t’kam
Mos me quaj mërgimtar
Se kjo fjalë shpirtin ma vret
Jam dhe unë si ti shqiptar
Çlidhje ka pse jam n’kurbet
Toka edhe trualli im
Janë të miat more vëlla
Nuk të pyes kur dua t’vi
N’vendin tim kush vade s’më ndanë
Ti kujdesu për truall dhe arën
Dhe punoje mirë e mirë
Mos e le të mjerë që t’thahet
Tuj e pasë bujkun aty…
/QendraPress/