Çaste poetike me poeten;-Marigona ZEKAJ

Mos ki frikë të jesh vetëm

——————————–

Mos ki frikë të jesh vetëm,

aty flet shpirti pa zhurmë,

Në qetësinë e vetmisë së thellë,

rrugët shfaqen pa mjegull, pa terr,

Mos ki frikë nga heshtja që rri,

ajo flet më shumë se një mijë

aty ke çdo gjë që të duhet

krahët, dritën, shpirtin që s’ta nje

As një njeri

Vetmia s’është bosh, as dënim,

është udhë pa turma, por plot kuptim.

Është vendi ku e vërteta merr frymë,

ku mëson të duash edhe pa kthim.

/QendraPress/