Çaste poetike me poeten;-Elsa CENAJ

BESIMI..

—————————–

Të besova ty..!

Të hapa portën e zemrës

Në burimin e lotit tim

Të lashë t’i kuptosh ngjyrat –

e dhembjes.

Kisha gabuar,,,!?

Të besova ty …!

‘Në brendësinë e shpirtit tim

Palë -palë, shfletove (Botën)

I njohe mirë ndienjat e mia,

ngjyrat e kopshtit e të dëshirave.

Thithe aromën …

Hapësirat e kodrave të dhembjes…

E burimet e shterrëruara

që asnjë pikë ujë më ska mbetur.

Eh ,

Të besosh SOT!

Gabim i rëndë.

Tradhëton mikpritjen e besimin e shpirtit

Të atij që ta fali.

Me lot nuk riparohen thyerjet e pabesia,

E në besë më nuk kthehet.

Kot qanë e falje kërkon

Krokodilët që derdhin lot

Gjithnjë janë të uritur

Kjo i bën ata të pa ngopshëm,e të pa besë.

..

Eh , kush beson kudo me zemërgjerësi ,

Gjithë jetën do e vuajë gabimin.

/QendraPress/