Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

KUDO QË JE, FRYMO SHQIP

—————————————–

Mblodha yjet, daltova tě artin emẽr,

E rrezet diellit i’a rrẽmbeva.

Tik-taket ndjeheshin furishẽm n’zeměr,

Si stina e pranverěs, shpẽrtheva.

Gonxhe fjalěsh, si lule bliri,

Kẽngẽ poeti, ligjẽrim malli.

E madhěshtova atẽ, tě bukurěn Shqipẽri.

O paskam mallẽ, sa nata pěr hěněn,

Kultit tẽ saj, e putha dhembjen.

Rrudhat ia pẽrkẽdhela ballit, ně lot,

Plagẽt dhembin e se pẽrpij dot.

Atdheu, balta e mjaltume,

Toka ku hapěrova hapat e parě.

Zojẽ e raně ně shekuj e robërume,

Sa dhe koha dhembjen e saj ka parě.

Shtrẽngova ně

 gji revoltẽn idhnake,

Se bijtẽ e tu kanẽ luajt mendsh, djajtë.

Peshě tẽ rẽndẽ tradhẽtia e snobve,

Mohuan prejardhjen e nga vijnẽ, zagartë!

Çdo pjesẽ e ndarẽ nga i yti gji,

Plagě lẽnẽ trishtim e kurrě harrim.

Ta thanẽ qumshtin bimëzemrat tu e pi,

Andaj, u rritẽn pa ty, s’ta dinë rëndësinë.

Ti nuk je Kosovar, je Dardan,

E pẽr kẽtẽ emẽr sa gjak dhaně.

Armiku, shushunjẽ e pangopur kurrě,

Mes shqipesh ndẽrtoi murë me gurë.

Sa herẽ nana thẽrret tẽ bijtë,

Fshehtas, t’hanẽ, siç hajně minjtë.

Si gjarpẽrinj helmojnẽ gjakun,

E sot lutem,t’i te marrěsh hakun.

O shqipe, fole nẽ kreshta malesh,

Běhuni bashkë, e jo me truke tẽ pẽrçarjes.

Gjẽneza nuk humbet as nuk ndẽrrohet,

Nga brezi nẽ brez, ilirisht trashgohet.

Ulem nẽ gjunjẽ e lutem pẽr ju,

Gjaku i kuq mos tẽ ju bẽhet ujě.

Mos harroni, rrajě, fis, farẽ,

Nuk bẽhesh tjetẽr, veçse shqiptarë.

/QendraPress/