Çaste poetike me poeten;-Xhuljeta FERRAJ

Zhduken meshkujt ….
——————–
Zhduken meshkujt
kur gjërat bëhen serjoze,
Se ndihen të vegjël
para një gruaje zonje .
Jan mësuar me femra të lehta,
Që hyn e dalin në shtrat si bleta.
E gënjejnë shpirtin me mjaltin e skaduar,
Si grerëza bëhen në mëngjes të mbaruar,
Flejnë bashkë e ngrihen vetëm,
Dashurojnë lëkurën dhe jo zemrën.
Premtojnë me fjalë të rënda,
Pastaj largohen me mendjen si pënda,
Jam mësuar të ndërtojnë kështjella mbi rërë,
Ju mjafton një puthje dhe një e bër.
Zhduken meshkujt kur gjërat bëhen serjoze,
Se ndihen të vegjël para një gruaje zonje,
S’kan turp u ka vdekur burrnia…
Ç’e do një mashkull që i ngre këmbët si dhia?.
/QendraPress/