Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

KUR RRITEN RRËNJËT
——————————-
Nuk është maja ajo që formon qënien
është rrënja që thellohet në tokë të ashpër
në heshtjen ku askush nuk sheh
në dhimbjen ku vetëm vetja dëgjon
Rrënjët nuk e pyesin gurin si qëndron
ato nuk ankohen për terrin
as nuk kërkojnë rrugë të lehta
Ato thonë: “Unë do të jem.”
Në errësirë lind qetësia e vërtetë
në mungesë lind etja për kuptim
thyerja nuk është pashtegdalje
një fije që nuk këputet edhe kur nuk shihet
Njeriu nuk është i madh pse fiton
ai nuk zhduket kur humbet
kur bota i kthehen krahët
ai kthehet nga vetja gjen një shkëndijë
Dhe kur ajo dritë mjafton për një hap
ajo bëhet udhë
udha edhe në terr bëhet jetë
e vërtetë është shtegrtimi në brendinë tonë
Çdo gur është një mësues
çdo pengesë është një pasqyrë
çdo rrënjë që rritet në vështirësi
është një dëshmi se lulëzon për shkak të saj.
/QendraPress/