Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

Gjej kohë për shpirtin tend
———————————–
Në mes të zhurmës, ditëve me nxitim
Gjej pak qetësi, një çast me kujtime të cilat
Ikin ,ikin e më nuk vijnë .
Gjej kohē për shpirtin tënd
Se,jo çdo hap matet me orë e me detyrë
Shpirti ka nevojë për pak dritë të lirë .
Gjej kohë për erën që luan me flokët
Për yjet që flasin kur mbyllim sytë.
Gjej kohë për fjalët që s’thuhen me zë
Por ndihen thellë,
atje ku zemra jote po rreh ngadalë.
Gjej kohë për shpirtin tënd
Bëj atë që të mbush me jetë e me dritë
Qoftë një ecje ,një libër,
një ëndërr apo një ndjesi e lehtë.
Se lumturia s’matet me ar apo me pasuri
Por me paqen që ndjen në shpirt kur je thjesht ti.
/QendraPress/