Çaste poetike me poeten ;-Irena DRAGOTI

JAM NDRYSHE
————————–
Babai mbillte çdo vit,
pronën që trashëgoi nga i ati,
t’a shpëtojë nga harresa!
E vilte, të sigurohej për prindërimin!
Koha ecte…
Rrëfenjat e babait për tokën e të parëve
i ngjanin tymit të ullinjve
që dogji vjeshtës së tretë
dhe fiku me rrobat e tij, teksa flinte.
Koha ecte pa i mjaftuar
të lutej, për shiun.
Humbi gjurmët e kthimit
Ne ndërtuam kujtesën
me palirinë e tij .
që ia burgosën duelet-monolog,
me ngrënësit e kufijve.
Prona, si rënkim i mbeti duarsh.
Hiri mbuloi “luftërat” e tij
Babai iku në qiell,
pa tokën e gjyshit me vete
Amanet na la veç” armiqtë”
Unë jam ndryshe…
Shpalla armëpushimin!
Pronën e babait e dhurova,
t’mos më kërkojnë,
kur humbem!
/QendraPress/