Çaste poetike me poeten ;-Albulena THAÇI

MALLI
——————
Unë dhe malli
Shokë u bëmë qëkur s’je ti,
ai më jep dhimbje, unë miqësi.
Në zemër më rri, s’më lë të qetë,
më ndjek si hije, më flet për ty fshehtas lehtë.
Malli, plagë që s’mbyllet kurrë,
çdo ditë më vret, çdo natë më le pa gjumë.
/QendraPress/