Çaste poetike me poeten;-Bruna THANASI

U putha me Diellin.
—————————
Mos me pyesni, ku isha korrikut.
Do ju rrëfej vete, një nga një
Mos mendoni se fjeta,në hijen e fikut
Në ëndrra me mbeti, përgjithnjë.
Mos mi kujtoni fjalët,që ju thashë unë.
Kam kohë që kam filluar, të harroj
E kaluara, me la me brenga shumë
Sa s’di ku ta filloj, e ta mbaroj.
Por,di t’ju them,se ku kam qenë.
Me ke jam puthur,e ke kam takuar
Asnjëherë si sot, s’ju kam thënë
Sa dhe Diellin , e kam hutuar
U putha me Diellin,nje muaj të tërë
Sa mirë o Zot, që kam kaluar
S’me la me vend, pa me lepirë
Sa ngjyrë e artë, me ka mbuluar.
/QendraPress/