Çaste poetike me poetin ;-Qazim THAÇI

Dashuri

———————

Të ta them  se të dua, më duket pak .

Se sytë e tu, kanë më shumë dashuri.

Të të them se me ty yllëzohem në amshim.

Më duket vetja i vogël në këtë botë plotë mallkim.

Ti se engjulleshë i kaltëron qiejt e kësaj bote.

Dhe me fjalën e dëlirë horizontin shpon.

Çka duhet bërë  që ëndrrën ta sjellë tek ti.

Herakliti me vargun e Homerit shkruan elegji.

Bregut të  Drinit edhe sonte, me kodin e këngës

I thur dashurisë kurorë besnikërie në kohë mortaje.

Më thuaj se amanet i dashurisë është besa e dhënë

&     &      &

Shtegballit tënd shëtit kënga

____________________________________

Shtegballit tënd , Dionisi  ndriçon dashurinë ,si luleshpata në pranverë.

E këngët e Homerit, nisin buzëqeshjen si vesë mëngjesi,vezullimë.

Ëmbëlsisht shkronjat dalldisin,e kënga iso ,mbanë dashurinë e Penelopës

AnaDrinit,  të koduar kemi dashurinë si mitin e moçëm dikur arbërisht

E si ta mas mallin, për syrin tënd gjelbërosh,që mësyshit i thotë Jo si në Babiloni

E ecim zbathur nëpër prushin e kësaj moshe pjekurie,deri në dashuri.

E si ta shuaj etjen, në ato buzë, që vargun  citojnë ,si cicërimë bilbili

Krejt jetën, më zërin e këngës  tënde, do të  dehesha si një princ

Me  kodin e jetës  AnaDrinit me këngën e  Rrushe  Rexhës për besnikëri.

Po si matet jeta ndrysh jeta .pos me sytë e tu ,e këngën e Arbërisë

Edhe përtej jetës, deri në amshim me sytë e tu, do ketë  gjithmonë gjelbërim.

/QendraPress/