Çaste poetike me poeten:-Liljana NDONI

FORCA E VETMISË

——————————–

Kush e di ,mdoshta do ndihesha

më e vetmuar pa vetmin,

Jam aq e mësuar me fatitin

,sa që paqja tjetër do e ndërpriste qetësin,

Dhe do ta mbushte dhomën me zjarr

 që nuk do shuhej as në errësirë ,

Dhe nuk mund të ikja nga vëndi ku

koha ndalet dhe zemra ndihet e lirë.

Ku mund të ndërhynte me proçesionim

e tij të ëmbël e ta përdhunos,

Atë dhomë të vogël e destinuar për

 trishtim e t’ma kthej në kaos,

Kush e di ,mdoshta do ishte më e

 lehtë të fundosesha pran bregdetit,

Se sa të zbarkoja në gadishullin tim

blu për të vdekur gëzimit.

Me stuhit që vetëm zemra e ndjen

dhe i përmbahet sakramentit të tij,

Dhe zhurma e botës që e mbytë

dobësin e zërit timë lë heshtjen të rrij,

Pastaj një moment heshtjeje kujtoj

,se nuk kam nevoj për miratimin e

 botës të qaj hallet,

Ku brenda meje fle forca ime nuk

bën zhurmë, por lëviz malet,

/QendraPress/