Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Sa larg është vendi im sa larg,

————————————

dhe pse në shpirt gjithnjë e mbajë,

emri më i dashur në çdo varg,

zemrës time shkrinë çdo akullnajë.

Vendi ynë i bukur do blerojë,

pranverë mbi pranverë do të jetë,

pasuri e resurse të çdo lloji,

që të jetojë një komb me dinijitet.

Kur mes nesh té lulézoje qytetrimi,

dhe dritë e diellit te bie pa ndalé ,

dashurisé. ti kéthehet njerzimi,

si vala valën kur perqafon ngadalë.

Kur urrejtje e fortë, di të ndalet,

dhe pangopsine njerzimi te ndalojé ,

kur ndërgjegje e popullit té zgjohet,

dhe çdo skute e erret té ndriçoje.

Kur te jemi te paster mes nesh,

dhe te dale, dritë e ylberit,

te qetsojme çdo furtuné e rrebesh,

e kethjellet te rrijé kupé e qiellit.

Kur énderrat kéthehen né kujtime,

rruget merr e ne vende tjera trete,

atje ku hyné dielli zemres time,

është vendi im parajsa e vërtetë.

/QendraPress/