Çaste poetike me poeten:-Raimonda BRAHA

Si lis qëndroj …

————————

Një shekull mbusha, por jam si më parë,

I fortë si lis me trungun e tharë.

Rrënjët i kam thellë në këtë dhe,

Por zemra më qan, më digjet për ne….

Degët i shtriva në katër anë,

Më thërret perëndimi me zë që s’më lanë.

Bijtë më janë larguar, tretur në botë,

Unë mbeta vetëm, me plagë e vetja me duket kot …

Si lis qëndroj, krenar në stuhi,

Por brenda jam bosh, pa shpirt, pa fëmijë.

Zemra copëtuar, malli më vret,

Toka më mban, por jeta më tret.

E sërish qëndroj nën qiellin tim,

Në heshtje pres si vjeshtë pa zgjim …

Një ditë, ndoshta, do kthehen ata,

Të ndiejnë rrënjët ku buron jeta.

Një shekull kaloi, por unë jam këtu,

Me shpresën në degë, me lotët mbi mu.

Në këtë vend bosh, mbjell kujtim e mall,

Se lisat nuk vdesin – veç treten ngadalë…

/QendraPress/