Fryma poetike e së dielës me poeten:-Vjollca ELEZI

NË KËTË BOTË ME HILE

———————————-

U shfaqa për njerëzit kur isha e lodhur kur isha trokë

kur isha e lënduar me sytë plot lotë

Plagët tona, të dukshme apo të fshehur i

kemi si mësues në zemrat tona

Në botë si ne mund të ket me miliona.

Ashtu në heshtje kuptojmë edhe vështirsit e të tjerëve

Jemi njerëz human me zemër e me

shpirt jemi pran njerëzve.

Bëhemi mësues të heshtur dhe

udhëheqim zemrat tona

Kjo jet na erdhi edhe pse kurr se dëshirova.

Në shpirtin tonë ton pikëllimi takohet me mirësi

Jemi plot jetë edhe pse me shum vështirësi.

Nuk ka rëndësi nëse zemra ime

dhemb e nuk ngriem dot nga shtrati

jeta më thot çou merr frymë

 asnjë gjë nuk të vjen gati.

Duhet ta largoj dhimbjen time

 sa më larg atë ta shtyj

se kjo jet qenka e lehtë vetëm nëse je i pafytyrë.

Ne kemi besuar në rehatinë

përfundimeve të lumtura

e jeta qesh duke të leshuar stuhi të panumurta.

Ky realitet i ashpër mbijetes me sakrifica

Vetëm me jetën nuk matemi ajo ka batica e zbatica.

Eh kjo është pjesa më e vështirë jo thjesht të mbijetosh

po ta bësh në heshtje e askujt mos ti tregosh.

Por përmes gjithë kësaj,

 ne gjejmë një forcë të madhe për të luftuar

deri në frymën e fundit edhe pse rrojmë duke u ankuar.

Eh disa gjëra në jetë nuk mund të blihen

si i pasuri dhe i varfëri në nji vënd do hidhen

Vetëm zoti vëntë dor e na i lehtësoft kto dimbje

sot fitojnë vetëm dyfytyrsitë me lumturi që vidhen

/QendraPress/