Çaste poetike me poeten;-Alma BAJA

ARKA E FSHEHTË E ZOTIT!

—————————

Një oqean pa brigje

që shkenca se eksploron,

jo s’matet me metra

thellësia e saj-të mbyt a shpëton!

Një univers i pamatshëm

brenda saj – vlon,

atë e ka gjithëkush

e askush s’e zotëron!

Jo thjesht muskul që rreh

si gjuh’ e saj njihet ndjesia,

një oqean i mbuluar me lëkurë

me ujë t’shenjtë nga përjetësia!

Një tempull i shenjtëruar

si Zoti – flet pa zë,

shikon më thellë se shikimi

kur mbyllet – s’dëgjon asgjë!

Prapë si gjemba nën, lëkurë kujtimet ruan

forca më e rrallë që s’pranon harrim,

një portë që hapet përtej kësaj jete

tempull i gjallë që kërkon nderim!

***

Zoti nuk banon në largësi të ftohta

Ai është dritë që rreh nga brenda,

brenda nesh Ai ka vënë përjetësinë

Arka e fshehtë e Zotit: ZEMRA!

/QendraPress/