Ka vdekur papritmas Mehmet HOTI personi kryesor në organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut në Ratkoc

Sot, pa pritur, na la baca Met (në të majtë në foto, e bërë para 2 javësh si mysafirë të tij), kushëri e mik i shtëpisë sonë dhe imi, njeri shumë punëtor e i respektuar, humanist i njohur.

Ai ka qenë personi kryesor në organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut në Ratkoc, një aktivitet model në nivel të Kosovës.

U prehtë në paqe, ngushëllime familjes dhe miqve të tij. Zoti e mëshiroftë këtë humanist!