Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

KUR DREJTËSIA HESHT

———————————–

Më në fund vendosa të dal nga letargjia,

mpreha lapsin dhe fillova të mendoj:

cilës rrugë të nisem, nga të shkoj?

Kur s’ka drejtësi në gjykata,

shtohet krimi, shtohet vrasja.

Edhe në festivalet poetike

merren shpërblime pa kurrfarë merite.

Edhe provimet në fakultet

s’jepen me dije, por me lek.

Askund nuk vlerësohet dija,

vetëm paraja dhe partia.

Politikën e ka “ngrënë dreqi”:

pengohet i miri, zgjidhet i keqi.

Duhet dëgjuar kryepartiaku,

se përndryshe kërcet dajaku.

Shikoni partitë të gjitha me radhë,

shumica në krye kanë nga një tellall.

Edhe fjalimet gabimisht i lexojnë,

tekstin e shkruar nuk e kuptojnë.

Shumica ende nuk kuptojnë

çfarë nënshkruajnë e çka votojnë.

Dhe pasi shtetin e dëmtojnë,

dalin shesheve e protestojnë.

Grupacione në parlament,

njëri-tjetrit i shesin mend.

Për të ardhur në pushtet,

shesin vendin për pesë lek.

/QendraPress/