Çaste poetike me poeten;-Raimonda BRAHA

Zjarri që se shuan as uji

———————————-

Ç’është kjo gjëmë që nuk pushon,

Kush e do tokën të shkretuar?

Një dorë e zezë që gjithçka shkatërron,

Një shpirt i errët, i mallkuar.

Në vend që të ndërtojmë çdo ditë,

Sërish nga hiri fillojmë,

Një popull që s’gjen kurrë dritë,

Por mallkon rrënimin që se duron.

Cilët djaj mbollën këtë farë?

Në tokën që veten e djeg?

Kur pyjet i kthen në hi me zjarr,

Ku të strehohemi, në cilin shteg?

Në vend të ujit, hedhin benzinë,

Në vend të shpresës, tym televiziv,

Na dogjën djepin, me fjalë mashtrime,

Premtime boshe në çdo motiv.

S’jeni njerëz, jo, s’jeni shqiptar

Se njeriu nënës s’i vë flakë,

Shqipëria qan në heshtje plot,

Ndërsa ju qeshni në çdo prag.

Por Zoti e do këtë vend me mall,

Dërgoi shiun, e ndali zjarr,

Shiu ra lehtë mbi dhe e mal,

Si lot i shenjtë që shëron plagë .

Pse digjni varret, gurët me emra,

Ku prehen ata të parët tanë me breza?

A s’keni frikë nga heshtja që dridhet brenda?

Nga zëri i të vdekurve që s’ju fal në hak?

Kjo tokë ka shpirt e histori,

Qëndron si mal, me besë e fuqi,

Nuk harron kush i bëri tradhti,

kush e dogji shkrumb e hi

As kush i solli dritë dhe shprese e siguri .

/QendraPress/