Çaste poetike me poeten:Drita Rubjeka ZENELI

Garoj
———————–
Unë garoj vetëm me vehten,
E për të garuar zgjedh vetëm denjësinë,
Në dilemën e çdo dite vetëpyetem,
Të meritoj unë ty?
Të meritoj vallë, të meritoj?
Depërtoj kështu në udhët e venave,
Vrulle që më stepin dhe më shtyjnë,
Dhe tokën e shkel butë por kurrë njerinë.
Çmimin e limiteve mas me cakun e logjikës,
Ndjesive të jetës i kam vendosur digë,
Të bukurat dhe dramat ujëmbledh në heshtje,
Një më pak, një më shumë, ç’është më mirë?
Ç’është më mirë, një më pak?
A një përmendore e ngritur me fjalë të rrejshme,
Që thërmohet në mijra grimca rëre,
E bashkë me fjalët mbytet në lak.
Shtjekëzën e jetës e përshkoj me lupë,
Shënjestrën garoj në drejtim të vehtes,
Gjunjësisht lutem, i lutem ndërgjegjes,
Gjegjësisht në garën për denjësinë…..
/QendraPress/