Çaste poetike me poetin:-Gëzim AJGERAJ

THIRRJE KTHIMI

——————————

Më merr në krahët e tu të lehtë,

ti, malli im, mos më lër të humbas

në hartat e harresës.

Më kthe atje ku dashuria më pret,

ku çdo përqafim është një rit i shenjtë.

Se rrugët e jetës na i dogjën ëndrrat,

na i kthyen në pluhur.

Më ço edhe një herë, ti, malli im, më ço

në vendin ku vegimet marrin frymë

Aty ku nata dhe dita bashkohen

dhe nuk munden t’i ndajnë përqafimet

Se vitet na u tretën si hije

dhe harresa na mbyti pa mëshirë.

Më merr, para se të jetë tepër vonë

më merr, ti malli im.

QendraPress/