Çaste poetike me poeten;-Dafina Lira MUCKA

Aty ku jeta flet me këngë!

—————————————

Kjo këngë zogu më gjallëroj

Më solli sërisht në pranverë

Kjo gjuh e bukur e bilbilit

Më kujtoj se ka jetë..!

Më këtheu sërisht fëmijrinë

Kur bilbili këndonte në degë

Kur me zërin e ti të ëmbël

Më mbushte me jetë…!

Më zgjonte ky zë bilbili

Aty ku lind vetëm shpresë

Aty ku flet natyra ,

aty ku rrjedhin jetë..!

E dua natyrën

I dua zogjtë ,këngët e tyre

Jan sifoni e këngës

Janë zëri i çdo gjuhe..!

Aty jeta flet me këngë

Ujët gurgullon në burime

Aty flladit era në gjethe

Aty jeta flet me shpegime

Aty më lind bukuria

Aty qesh shpirti vetë

Një këng zogu kënduar

Jeta bëhet me fletë..!

/QendraPress/