Çaste poetike me poeten:- Dorina AVDURRAMANI

Çaste poetike me poeten:- Dorina AVDURRAMANI
VJESHTA
—————————
Ja tek nis vjeshta me lotêt e saj si çurg
Larg teje veten e humba plotësisht,
Imagjinoja veten murgesh,e ty si murg
Si e mekur,nuk di më a jetoj,sa trisht.
Kur botën e shkela në rrugët e asfaltuara,
Çdo mëngjes ndieja aromên ,e tokës vjeshtarake,
Më lumturonin tek lexoja,ca vargje mbi fletë shkruara,
E cicërimat tek sillnin alegri,kënduar mbi parmake.
Mbrëmjeve buzë liqenit dëgjoja serenatë,
Por vjeshta si ndalte lotêt të rëna çurg,
Hëna për çudi mu zhduk,shpejt dhe këtë natë,
Unë ngela murgesh e jotja,e ti i imi murg.
/QendraPress/