Çaste poetike me poeten;-Mim MIRJANAKU

Si të vdes

—————–

Unë jam

një optimiste e çmendur,

edhe vdekjen

e mirëpres.

Si tekanjoze që jam,

dua ta zgjedhë formën

se si të vdes.

Deri dje

imagjinoja të humbisja në det,

sot pashë

një peshk të vdekur

në rrjetë.

/QendraPress/