Çaste poetike me poeten;-Merita GRUDA

Ca fije bari që kujtuan
se kishin lindur t’i gëzohen
ajrit
ujit
dritës,
dolën nga rreshti
dhe vranë syrin e kopshtarit
që mori kosën.
Në ajrin ngarkuar me fantazma njomështie
syri kritik
shijon tani estetikën e barit.
/QendraPress/