Fryma poetike e së mërkurës  me  poeten;-Albina CEKA

SI MERIMANGË

————————

Ndër thashetheme humbin një orë,

një ditë dhe vitin krejtë…

Si munden valle ca njerëz

të shkojnë dëm të tyren jetë???

‘Shkëncëtarëve’ të shpifjeve

pa gjumë ju kalon nata,

me zili dhe inate humbin dekada.

Dikur gumëzhinte e gjithë mahalla…

Tashmë ju është thjeshtësuar ‘vallja’

me thashetheme si merimangë

 telefonave thurin rrjetë….

Si munden vallë ca njerëz

të përpiqen vetëm të shkatërrojnë jetë??

/QendraPress/