Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Dorina AVDURRAMANI

Nuk ka më ndjenja,as dashuri
————————————-
Dhe frymën ndalur për ty e mbaja,
Ç’ëndërr do më dhuroje,as vetë se di
U mundova mos dashuroja,por veten se ndala.
Më mungon e di,por zemra kërkon
Nëse do tê kthehesh,do jesh mallkim
Ti mëkati i jetës sime,shpirtin copton
Nuk ishte ndjenjë e pastër,veçse një mashtrim.
Emocionet mu mblodhën grumbuj,rrëmuj
Po më rrëndon mbi kraharor,e njëjta histori
Kam humbur shijen e gjërave,kam ngelur statuj,
Nuk ka më ndjenja,as dashuri.
/QendraPress/