Promovimi i librit “Jeta ime midis rrezikut dhe shërbimit për Kosovën” të autorit Sylë Hoxha

Nga fjala e rastit mbajtur në këtë promovim nga Haziz Hodaj
————————————————
I Nderuar Kryetar i Komunës e i PD në Prizren z. Shaqir Totaj
I Nderuar Z. Driton Selmanaj – Kryetar I LDK – së në Prizren
Të nderuar bashkëpunëtorë politik e profesional të Sylë Hoxhës
Miq, familjarë, dashamirë të librit dhe artit të të shkruarit,
Të nderuar të pranishëm,
Mirë se erdhët në këtë ngjarje kaq të veçantë, në promovimin e një libri që nuk është thjesht një rrëfim, por një dëshmi jete, një dokument i ndjenjave, përjetimeve dhe kohëve që kanë lënë gjurmë në historinë moderne të Kosovës
Sot, kemi nderin të prezantojmë një libër që flet me zërin e vet autorit – shokut tim, Sylë Hoxhës, i cili na ka ftuar në një udhëtim personal, të ndershëm dhe të guximshëm nëpër kujtimet, sfidat dhe përvojat e jetës së tij.
Ky libër është një dritare i së kaluarës, një pasqyrë e shpirtit dhe një thirrje për reflektim.
Ky libër nuk është thjeshtë vetëm një autobiografi, nuk është thjeshtë vetëm një jetëshkrim por është një dokument i rëndësishëm autentik që na servohet neve sot por edhe gjeneratave që vijnë pas nesh .
Përmes librit “Jeta ime midis rrezikut dhe shërbimit për Kosovën”, lexuesi nuk do të gjejë vetëm një histori, por shumë rrëfime që flasin për njeriun, shoqërinë, dhe kohën nëpër të cilën kemi kaluar.
Si drejtues i kësaj ngjarjeje, ndihem vërtetë i nderuar dhe privilegjuar që më është besuar ky rol, dhe më shumë se çdo gjë tjetër, ndihem krenar për autorin që sot bashkë me ne ndan një rrëfim të rëndësishëm jetësor, për të cilin rrëfim sot më së paku më takon mua të flas kur në panelin tonë kemi intelektual, njerëz të penës e fjlalës së shkruar të cilët kam nderin dhe kënaqësinë t’I prezentoj:
Prof. Dr. Enver Bytyqi që njëherit është redaktor i librit
Dr. Ylber Vatën – mikun tonë që padyshim është pjesë e rëndësishme e shumë ngjarjeve të përbashkëta
Ish Kryetarin e Gjykatës themelore të Prizrenit bashkëpunëtorin e ngushtë të autorit z. Ymer Hoxha
Kryetarin Aktual të Odës së Avokatëve të Regjionit të Prizrenit z. Blerim Mazrreku/QendraPress/