Çaste poetike me poeten;-Brunilda MUSAI

Duaje emrin tënd.
——————————-
Duaje emrin tënd, ai të përket ty.
Kurrë mos e lësho veten, ne asnjë dimension
Respektoje veten me shumë krenari,
Nëse nuk do veten askush nuk të don.
Duaje emrin tënd, mbroje me fanatizëm.
Edhe atëherë kur mendon se ke gabuar.
Mëso prej gabimeve,mos i mbro me cinizëm,
Që në fund të bëhesh njeri i rafinuar,
Duaje emrin tënd, dhe kurrë mos e ndot.
Me mashtrime, ,lajka njerëz të pavlere.
Me drejtësine, gjithmonë bëhu shok.
Të ndihesh krenar me vehten përherë.
Dhe kur një ditë, të kthehesh pas në kohë.
E të kujtosh ç’farë bërë në jetë.
Mos kesh një pendim, që shpirtin ta lodhë.
Por ti thuash vetës se isha i vërtete.
/QendraPress/