Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila TOTO

Të heshtësh
———————–
Të heshtësh është si një ulërimë
një frymë brenda vetes që ndalet
një burg poetik, pa një rimë
për dhimbjet, për faktet, për mallet.
Të heshtësh është si një mal
që gurgullon burime brenda vetes.
Një ndienjë nostalgjie, një faj
që të vetëndëshkon me urrejtje.
Të heshtësh është si një dashuri
që e pret aty, buzë detit çdo ditë.
Një burg ku ti pranon në vetmi
të prangosësh një nga një gjithë liritë.
/QendraPress/