Çaste poetike me poeten;Shqiponja Pazaj VESHAJ

Unë jam kalorës i borës së bardhë!
————————————————-
Unë kam lindur në një mengjes dëbore ,
Një dite e mbushur me dufe moti ,
U rrita si psheretima e një jehone
Qê krijohet nga lumturia dhe nga loti!
Mbi një pemë kastanesh mbushur lastarë,
Mē tej një pjergull , një mollë e një fik,
Unë fëmija i stuhive kam mallë,
Të dëgjoj melodit e trumcakve simfonik!
Ky himn i bardhë zbritur nga retë,
Në dritën e zbehtë të agut të parë ,
Më tregoi se ka dy rrugë në jetë:
Të jesh i thyer ose të ecësh krenar!
Koha më mësoi ç’është urtësia,
Mes sfidave te jetes dhe kaosit të saj,
Si hodhi në shpirt rrënjë mirësia,
Si tē qesh me lot e më lot të qaj!
Po të le një puthje mbi ballë bora ime,
Mandej të çelê një lule Dafidili,
Dhe mbi çatinë e shpirtit mijëra yje,
Të ndrijnë një epokë ku flet guximi!
Vazhdoj të ndjek një rrugë tē fildishtë,
Ndoshta nga ju pak kanë marrë ,
Dhe kam një veto , doja që ta dish:
Unë jam kalorësi i borës së bardhë!
/QendraPress/