Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Lëre të shkojë.
————————–
Mos e prek dhimbjen,
të ther,
mos e prek gëzimin,
të vel.
mos e prek lumturinë,
të deh në moskthim.
Preke lotin ,derdhe shpirtin deri në kripëzim.
Çele buzëqeshjen ,
thure ëndrrën, jo në vetmohim.
Luaj,gëzo,loto,
por kurrë mos harro.
Pa ty asgjë nuk merr kuptim.
Je ti krijuesi i tyre.
/QendraPress/