Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

RRËFIMI I NJË MIKU
————————————–
Një ditë një mik
më tregoi një histori,
si ra në grackë
nga gruaja e tij !
Një kohë të gjatë miku
shkruan poezi,
me vargje të bukura
për dashuri .
Merrte pëlqime
nga disa në shoqëri,
por i bënte përshtypje
një emër i ri .
Emër i panjohur,
pa fotografi ,
i dhuronte nga një zemër
për çdo varg të ri .
Një ditë kjo”zemrusha”
i bëri një ftesë,
të takohen diku
për një”kafe mëngjes”.
Mendoi, ç’mendoi
në fund vendosi ,
të dilte edhe ky njëherë ,
si disa shokë tjerë .
U ndreq, u rregullua,
vuri dhe kravatën,
pak parfum ndër sjetull
si”për pleq më të vjetër” .
Dalëngadalë shkoi
te vendi i takimit,
befas sheh gruan tij
në restorant buzë Drinit .
Ishte ulur vetëm
dhe me ironi buzëqeshte,
Eh,mor burri im
kaq shumë më deshte.
Vargje të bukura
çdo ditë shkruan,
zemrat e dhuruara
nga unë u postuan.
Unë jam Zana,
Zana e FB-ut,
që i shkruan poezi
vargje të bukura i thur ti .
Unë jam ajo e ëmbla,
ajo flutura që fluturon ,
ajo që të jep jetë ,
dhe të inspiron .
More burri im
do të dua gjithmonë,
nuk është me rëndësi
ti çka mendon .
Mos bjer në grackat
e këtyre lajkatareve,
ato t’a duan xhepin
ti s’ju intereson fare!
Mbeti i hutuar,
mbeti pa fjalë,
me buzë ndër dhëmbë
i tha: Më fal !
/QendraPress/