Çaste poetike me poeten:-Selvete Dervishi NIMANI

Drejtësi për Çlirimtarët
—————————–
Mjaft bënë për këtë vend,
mjaft sakrifikuan jetën plot dhimbje,
mjaft iu ngarkuan padrejtësi të mëdha,
por kurrë nuk u dorëzuan në errësirë.
O ju shpijunë që tmerrin e latë,
duke akuzuar çlirimtarët tanë,
a keni nder, a keni njerëzi,
kur falë mundit të tyre sot gëzojmë liri?
Kjo drejtësi e vonuar një ditë do të ndritë,
horat e humbur do t’i shkelë me dritë,
do kërkojnë strehë, do kërkojnë dhe,
por turpi i tyre s’mbulohet as nën dhe.
O çlirimtarë, ju gjaku i tokës,
ju zëri i kombit që kurrë s’pushon,
historia ju mban si flamur në duar,
dhe e vërteta gjithmonë do triumfon!
/QendraPress/