Çaste poetike me poetin:-Sami MULAJ

QAJ PËR POETËT
———————–
Poetët qajnë…
Pa zë
Me zë.
Qajnë për ata
që nuk mund të qajnë
edhe kur zemra u çahet nga vaji.
Qajnë për ata
që nuk dëgjohen
pse vuajnë,
që kanë nevojë.
Qajnë për ata
që nuk kanë duar,
nuk kanë as gojë….
E unë qaj për poetët…
që qajnë papushim
e kurr nuk pushojnë….
2. BANU UJË POEZIA IME
————————————–
Le të mbahet mend
si uji,
pa formë…
Germat e saj,
gati për t’u formuar e bërë,
diçka dritë,
si ujët në digë,
në se mundet
ose edhe ajo,
si uji e lirë
të vrapoj….
3. SA SHUMË POET KA NË TROPOJË…!
————————-
Pse ka
aq shumë poet
në Tropojë ?!
Sepse aty
ka Shkëlzen,
aty ka Valbonë…
4. DHURATA IME
Vargjet kurr nuk i mbaj për vehte,
unë i dhuroj.
Kudo të ndodhem
i nis pa adresë,
pa emrin e marrësit
është dhurata ime…
5. PËR POETËT
Në sofrën e mbushur
plot e përplot.
Për poetët vetëm
qumésht të derdhur
në tasin bosh….
/QendraPress/