Rexhepi i ashpër me hoxhën që mori pjesë në paradën ushtarake: Nuk na përfaqëson, vegël e propagandës serbe

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi ka thënë se parada ushtarake serbe në Serbi ishte një marshim i hapur antishqiptarëve. Ai e quajti të turpshëm edhe praninë e hoxhës Nexhmedin Saqipi nga Tërnoci i Madh, për çka ka theksuar se ai është bërë vegël e propagandës serbe.

“Parada ushtarake e Beogradit nuk ishte vetëm spektakël ceremonial, por marshim i hapur e madje antishqiptar. Ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë: 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢 𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐬, 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤𝐞.  Ky është provokim për rajonin, por  edhe ndaj popullit tonë, është edhe fyerje e rëndë ndaj dinjitetit kombëtar. Në këtë sfond, pjesëmarrja e myftiut shqiptar është akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Ai nuk përfaqëson komunitetin tonë, por është bërë 𝐯𝐞𝐠𝐞̈𝐥 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐬 serbe, pjesë e 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐡𝐢𝐛𝐫𝐢𝐝𝐞 që synon ta thyejë moralin tonë përmes rekrutimit të individëve kundër interesit të vet kombit. Si rasti i ministrit Demo Berishës. Ky është cenim flagrant i nderit dhe dinjitetit shqiptar dhe nuk mund  as të pranohet, as të relativizohet, as të mbulohet me justifikime”, ka shkruar Rexhepi në profilin e tij “facebook”, transmeton Ekonomia Online.