E diela poetike me poetin;- Qazim THAÇI

Fjalën e dashurisë  mos ma kthe në  harrim

————————————————————

Buzëdeti sa vije nata,me vje ti mbi qerpik.

E natën ma bënë  të hareshme siç din ti.

Në agun e Durrësit dot si laj këta sytë e mi..

Se kam  shumë frikë se do më ikësh ti.

I heshtur mas dashurinë tënde pranë detit.

Si nuk ta pash dot atë vështrim nga ata sy

E hënës mbi  Adriatik ti them i dua sytë e sajë

E shumë e urrejë sëmundjen  e tim vëlla.

Shtegtuan zogjtë drejt Kosovës me amanetin tim

Them si ti zgjas  gishtërinjtë  mbi flokun e sajë.

E ti them fjalët mos mi kthe në  harrim………!

Se sytë  në mëngjes  si laj nga frika se më  ik ti.


Për besën e At-dheut e kujtimin gur-betit

—————————————————-

Gjithë ditën e gjithë natën

Luftojë me ëndrrat e këqija

Ato që ditën defilojnë keqas

E natën vijnë  si dritëhije kujtimesh

I them mikes time të mirë,se sytë

E sajë e shërojnë ditën hileqare

E natën si xixëllonja ndrisin

Rrugën e ëndrrës që më kujtojnë Nanën

Në kalanë e  Cucës i them mikut tim

Shoh fjalët e tim ati për besën e At-dheut

Bregut të Drinit mas kujtimin e gur-betit

Hidhërueshëm mallkojë ata që

 At-dheut i vunë thikën.

/QendraPress/