PLATFORMA E PARË PSIKOLOGJIKE GLOBALE NË SHQIP DHE GJUHË TË TJERA – KOSOVARE AI

      Në kohën kur shëndeti mendor po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, është lansuar platforma e parë psikologjike globale në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera ndërkombëtare. “Kosovare AI– Psikologji & Shëndet Mendor” është një nismë unike e psikologes klinike Kosovare Gjevukaj Tolaj, që synon t’u ofrojë njerëzve mbështetje, frymëzim dhe këshilla praktike në çdo moment. Platforma është ndërtuar mbi inteligjencën artificiale, por përmbajtja që ofron është profesionale dhe e bazuar në shkencë. Në të, përdoruesit mund të bisedojnë me një chatbot shumëgjuhësh (shqip, anglisht dhe gjermanisht), i cili ofron udhëzime të thjeshta e të qarta për menaxhimin e ankthit, panikut, stresit apo situatave të tjera emocionale. Qëllimi i saj është të shërbejë si një ndihmë e parë psikologjike digjitale, që u jep njerëzve mjetet bazë për të përballuar momentet e vështira dhe për t’i udhëz… “Ndihma për shëndetin mendor nuk duhet të ketë kufij gjuhe. Me Kosovare AI, për herë të parë shqiptarët kudo në botë, si dhe të huajt, mund të marrin këshilla të menjëhershme në gjuhën që ndihen më komodë”, thekson psikologia klinike Kosovare Gjevukaj Tolaj. Përveç chatbot-it, platforma ofron artikuj dhe materiale edukative mbi shëndetin mendor, ushtrime praktike si frymëmarrja e kontrolluar dhe grounding, si dhe këshilla për prindër, adoleshentë e fëmijë në lidhje me stresin, bullizmin apo zhvillimin emocional. Në një shoqëri ku shpesh ende ekziston tabu rreth kujdesit për shëndetin mendor, kjo nismë shënon një hap përpara drejt normalizimit të kërkimit të ndihmës. Platforma është e qasshme 24/7 dhe mund të përdoret lehtësisht nga telefoni ose kompjuteri. Për të filluar bisedën, vizitoni linkun: http://kosovare-ai-psychology-mental-health.webflow