Fryma poetike e së dielës me poeten;-Violeta KADRIU

S’ PATËN FAJ EVA E AS ADAMI
—————————————–
O Zot, që krijove gjithë këtë ylber,
shtrive Dorën tënde mbi dhe, gjithë Hyjninë,
s’ dite të krijosh të dytë, që u del fer
syve të tij, shpirtin t’ ma ndrijnë?!
Fale ylber shkrirë në shtatë ngjyra,
dushqe, lulëqershie që me aromë ngasin,
barishte, luleblirë që i puth natyra
para syve të tij bashkë me mua plasin!
S’ patën faj Eva e as Adami
gjithë këto magji që injoruan,
të gjitha mahnive t’ Edenit u humbi nami,
kur dy palë shkëlqimsy mes vete u kryqëzuan!
Dhe në sytë e tu shkrihen të tëra,
shpërthejnë në deje t’ shpirtit t’ gjitha simfonitë,
mali më i lartë blerimveshë m’ duket sa rëra,
harron dhe dielli t’ i vë stolitë!
VIOLETA KADRIU, 2025, Podujevë, Kosovë
/QendraPress/