Çaste poetike me poeten;-Manushaqe ISMAILAJ

Kur Vjen Mirësia
———————————
Kur heshtja zemrat i ka mbuluar,
dhe fjalët bien, lodhur, pa zhurmë,
kur shpirti ndalet, s’ka më besuar,
atëherë vjen mirësia në dritë të zymtë.
Ajo s’vjen kurrë me bujë e zë,
po zbret si hije, butë, pa fjalë,
me duar që fshin kujtime të rrënë,
me sy që njohin dhimbje të gjallë.
Kur duket gjithçka është shuar,
e rrugët s’mbajnë më asnjë kujtim,
ajo vjen si shpresë e vonuar,
si dritë që lind në fund të trishtim.
Se s’matet me kohë, as me kthim,
mirësia vjen kur më së paku pritet,
ajo është zemër nën çdo ndalim,
është dritë që vjen, edhe kur vonohet.
E kur troket në çastin e fundit, kuptojmë:
ka qenë aty pa zë, si lutje e fshehur
në shpirtin e humbur, që vetëm
në heshtje kthen paqe te ne.
/QendraPress/