Çaste poetike me poetin;-Maxhun OSMANAJ

BËHU BALLË…

——————–

Bëhu ballë vetmisë, ikjes, dhimbjes

Dhe arratisjes kur të harron koha

Kur befasisht të vizitojnë

Për ta provuar forcën a ligësinë tënde

Mos bart kot peshën e zhgënjimit

Syno, qëndro n’maje të bjeshkês

Shiko fushat e blerta që vizitove

Mendo si arrite rrugës së lodhur

Edhe nëse rrugës dështon nga kurthet

Kuptoje si pësim për fitore të nesërme

Prapë nisu, këmbëngul, mos u kthe prapa

Mos shiko ata që të ndjekin keq…

Bjeshka e durimit të pret

As qiellin mos e kërko gjithmonë të kaltër

Aty është fitorja e shpirtit

Aty mësoje atë leksion…

Dhimbja, është fara, mosnënshtrimi

Epilogu i udhëtimit- fiton

/QendraPress/