Çaste poetike me poeten;-Zize Liza PEPSHI

Kanarina
————————-
Ndegë t’çtetinës të pashë sot
Rën thellë në mendime
T’ka ndodhur gjë në këtë mot
Që nuk lëshoje cicërime.
Hape sqepin nxirre gjuhën
Këngë e zë lësho nga goja
Mos e lidh më zemër luftën
S’i ka dalë jo çdo gjësë boja
Mos ke frikë që nuk këndon
Pse e fshe atë bukuri
Kanarinë a më tregon
Pse e vetmja pa gjelozi?
Këto çetina tuj fishkëllue
Nga stuhi e vjeshtes sot
Dy ylbera tuj shikjue
Ti në degë e unë në tokë.
Dhe u lutëm si të marra
Pa lëshu’ zë pa lëshu fjalë
Seç u tha kënga si në dara
Me lot zemër shpirt e mall.
/QendraPress/