Fryma poetike e së dielës me poeten:-Anila KODRA

MOS MA TRISHTO DASHURINË
———————————————
Mëngjeseve të mugëta,
pa diell mbi sy,
të errët , pa dritë,
me mjegull,
e të përhirtë,
pa ty jam pa frymë.
Ndaj, mos ma trishto dashurinë,
Se më tret,
më lodh mua njerinë.
As netëve si pus ,
të zeza sterrë,
pa hënë mbi krye,
kur yjet kërkojnë mëmësi,
të fshehur thellë,
diku tej në galaktika,
Mos ma trishto dashurinë,
Se më tjetërson, më shndërron mua ,
këtë ti dhe të gjithë e dinë.
Atëherë kur shiu,
të rrigojë i qetë,
ndoshta dhe me vrull,
e qielli të qajë me dënesë,
të bërtasë e fort të buçasë,
mbase dhe zjarr të ndizet,
Mos ma trishto dashurinë,
Se humbem , harrohem
dhe më shton vetminë.
Edhe kur tallaze ,
erë dhe furtunë ,
dallgë të ngrihen
dhe deti të uiërasë.
Pa frymë të jesh ti,
edhe unë njësoj,
Mos ma trishto dashurinë,
E kam të shenjtë, hyjnore,
njësoj si Perëndinë.
Pranverave,
kur të gjethojnë pemët,
bari kryelartë të jeshilojë,
ujërat kristal të rrjedhin,
flladet fushave të marrin arratinë,
dielli me tokën të dashurohen,
ajri qiellin e dëshirave të ta mbushë,
Mos ma trishto dashurinë.
Pa të s’jam më njeri,
Jam pa frymë , akullnajë,
dhe aisberg shpirtit më mbijnë.
Mos ma trishto pra dashurinë,
Vitet smë duhen, si numëroj,
Me dashuri më ke falur përjetësinë.
/QendraPress/