Fryma poetike e së dielës me poeten:-Rajmonda MARA

Në Valët e Shpirtit Tim…!
—————————–
Pyet shpirti ….
Ahh! mund të më thuash…
Në ç’botë je? Ku po lundron?
Në detin e shpirtit tim?
Apo nëpër detra të huaj që
për ty s’kanë mbarim…
thuamë…pra …
Dhe përgjigjet shpirti,,,
Nuk jam në detra të huaj,
as në brigje që s’i njeh askush…
jam në portin e shpirtit tënd,
ku valët flasin me zë të butë…
Jam era që pa zë të prek
edhe kur nuk fryn ,
jam fryma që në heshtje,
të ndjek jam një pikë drite që
endet në çdo thellësi ku ti zhyt veten…
Nuk lundroj larg, as në
horizont pa fund,
veç brenda syve të tu,
ku shoh strehën time.
Atje ku zemra jote rreh,
aty, aty ..jam unë…. Se shpirti ?
Jooo smë ka humbur kurrë ,
është gjithmonë aty ,
brënda timit shpirt si një det ,
që valët si mbarojnë kurrë .
/QendraPress/