Fryma poetike e së dielës me poeten:-Bruna THANASI

Po.

—————–

Kam shumë ditë,që s’kam shkruar.

Dhe ti e di, pse ndodh kjo…

Se zemra,më është rrehatuar

Kur njëri-tjetrit,i thamë “po”

Më është rrehatuar,shpirti ,zemra

Që ngjante, si një lokomotivë

Ngado, që më vërviste era

Ishte shkak, për një motiv.

Se ti e di,që unë të dua

Dhe unë e di,që ti më do

Por sot se di,se c’farë mu zgjua

Kjo muzë e Brunës, domozdo.

Ndofta kalojnë,dhe muaj të térë

Pa një varg,pa poezi

Universi tashmë,vesh e ka marrë

Të dy thamë “po” në dashuri.

/QendraPress/