Shaqir Totaj shpall fitoren në Prizren: Do ta udhëheqim qytetin edhe 4 vitet e ardhshme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Prizren, duke e shpallur fitoren e tij në zgjedhjet lokale,në sheshin ‘’Shadërvan’’. Në një postim në rrjetet sociale, Totaj ka falënderuar qytetarët për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se kjo fitore është dëshmi e vlerësimit për punën e bërë gjatë mandatit të tij dhe garanci për vazhdimësinë e zhvillimit të qytetit.“Të dashur qytetarë të Prizrenit, sot treguam qytetari dhe maturi duke vlerësuar punën e madhe që është bërë në Prizren.
Fitorja e jonë sot është dëshmi e rrugës së sigurtë që do ta ndjekim edhe 4 vitet e ardhshme! URIME DHE FALEMINDERIT”, ka shkruar Totaj.Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të konfirmojnë përfundimisht se kush do ta udhëheqë Komunën e Prizrenit në mandatin e ardhshëm. Ndërkohë, mbështetësit e PDK-së kanë nisur festimet në qytet, duke shënuar natën e fitores me flamuj e brohoritje.