Çaste poetike me poetin:-Zymer H. HALITI

QË DITËN QË SHKOVE..

( Çajupqe…)

—————————–

Që ditën që shkove nuse s’të pashë

sa shumë jam mërzitur e përmalluar

për ty me ditë,netë, muaj kam qarë…

e asesi me këtë fat nuk jam pajtuar.!

Që kur shkove nuse të kam kërkuar

ecë rrugëve me shumë kujtime për ty

sa shumë ndiej vetminë i dëshpruar

e si ta kuptoj jetën pa të parë me sy!?

Që kur shkove nuse ëndrroj takimin tonë

e nga sytë lotët ende s’po më ndalen…

kështu ,paska qenë kjo dashuria e jonë

fjalë,buzëqeshje,që çdo ditë po thahen.

Që kur shkove nuse ma nuk u pamë

eh,ato ditë kurrë ma s’do të kthehen

që kur shkove nuse,ato lule u thanë

bashkë me to dhe shpresat u tretën.

Zymer H.Haliti

/QendraPress/