Shoqatat e dala nga  lufta  bëjnë  ftesë  për protesën  në Tiranë

/Foto nga arkivi i fb/

  Isa  Berisha  kryetar i OVL dega në Prizren , tashmë  ka  bërë ftesë  publike  për  marrë pjesë   në mbështetje të  drejtësisë  dhe vlerave të  UÇK-së në  Tiranë që  organizohet  me 17 tetor 2025   Ai shkruan ‘’Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë dhe qytetarë të Prizrenit, Ju njoftojmë se më 17 tetor 2025, në ora 17:00, në Tiranë, do të mbahet protesta mbarëkombëtare në mbështetje të drejtësisë dhe vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së. OVL e UÇK-së – Dega Prizren, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, do të marrë pjesë në këtë protestë në mënyrë të organizuar.

Nisja do të bëhet me autobusë nga ETC Prizren, në ora 11:00.

Ftojmë të gjithë familjarët e dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe qytetarët që të bashkohen me ne në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare.’’ fton ai