Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Liljana NDONI

Një ditë

——————-

Një ditë do të jem nën tokë e dekompozuar,

Ndoshta nën rrënjët e një peme e mbuluar,

O një copë dheu e përdorur përpunuar me duar,

Vetëm krimbat e dheut dhe yjet do të më duanë,

Ndoshta shpirti do të jetë në një flutur e shndërruar,

E ulur në një xham mallin do ta nxjerë edhe në vënd të huaj,

Për t’ju kujtuar ,jam këtu erdha e nuk ju kam harruar!,

Për plagët shpirtërore dhe e vdekur lutjet për ju do t’i ruaj !

Kushë e di se çfar do të jem e çfarë do të shndërrohem,

Ndoshta në një lillium me aromë do të kujtohem,

Do të thonë “këtë mrekulli e solli nga vëndëlindja,

Në çdo shtëpi ku rrinte shpërndante dëshirat e saja.”

Ndoshta në aromë lillium do mbuloj gjithë tokën,

Ndoshta dëshirat e mia do të mbeten muzë,

Megjithatë isha gjallë dhe pashë gjithë botën,

Një ditë do të shkoj e do fle me qiellin në buzë.

/QendraPress/